Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Vlorë pasditen e sotme, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor, duke dëmtuar drejtuesin e tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në rrugën “Murat Tërbaçi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku automjeti është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin D. F., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në rrugën “Murat Tërbaçi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, një automjet tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin D. F., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel