I ra të fikët në mes të shtëpisë, Iliri flet për gjendjen e Fifit: Ja kur e kuptova se është e vërtetë dhe i kërkova falje

25/02/2022 21:30

Një prej momenteve më të vështira në Big Brother VIP ishte kur Fifit i ra të fikët gjatë një debati me opinionisten Balina Bodinaku. Pas kësaj, ajo u qetësua dhe mori vendimin që të largohej nga shtëpia.

Kjo gjë u diskutua edhe me banorët në Post Big Brother pasi pati prej atyre që nuk e besonin se Fifit i ra të fikët nga mbidoza emocionale. Ilir Shaqiri, fituesi i këtij edicioni të BB Vip u shpreh se i kërkoi falje kur kuptoi se i ka ndodhur dhe kur ka qenë jashtë shtëpisë.

Ilir: Këtë gjë e kam përjetuar dy herë. I kam kërkuar falje Fifit. Duke qenë se kjo dozë emocionale ka ndodhur në 2 raste kur Fifi ka vendosur të lërë shtëpinë. Unë mendova me veten time mos është një rrugë shpëtimi që Fifi i gjen vetvetes kur gjatë një kulmi emocional, ndodh që ka nxjerrë fjalën nga goja, nuk i mbet gjë tjetër veçse të marrë valixhen e të dalë nga shtëpia.

Sa i përket negativitetit, mendoj se këtë negativitet nuk e kam parë veçse një grup njerëzish që i rrinin nga mbrapa dhe duke i dhënë të gjithë suportin që mund t’i jepnin. Gjatë një bisede me Valonin kuptova se i ndodh jashtë shtëpisë dhe i kërkova falje.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel