Sulmi rus në Ukrainë/ Xhaçka: Vetëm 5-6 shqiptarë që jetojnë atje duan të kthehen

25/02/2022 20:19

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur për situatën në Ukrainë duke thënë se janë vetëm 60 shqiptarë që jetojnë prej vitesh por vetëm 5-6 prej tyre kanë kontaktuar ambasadën për tu kthyer në Shqipëri.

“Ka një grup të vogël rreth 60 shqiptarë në Ukrainë dhe jemi në komunikim dhe duan të kthehen në Shqipëri janë vetëm 5 ose 6. Shumë pak kanë kërkuar ndihmën e ambasadës tonë për t’u kthyer në Shqipëri dhe ne i kemi sugjeruar rrugën tokësore ku janë në komunikim të vazhdueshme me ambasadën tonë”, tha Xhaçka.

Top Channel