Lëndë plasëse në banesën e një 72-vjeçari në Tufinë, policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 3 vëllezër me precedent të mëparshëm penal Kuvendi mbylli hetimin 3 mujor parlamentar për inceneratorët.
Në bilancin e demokratëve komisioni shërbeu për të faktuar akuzat e tyre.
“Nuk ka njeri qe nuk beson se Rama dhe Agaçi kane dhënë 3 kontrata 430 milion euro. Të gjithë njerëzit politik qe erdhën ne këtë komision kishin si qëllim të shpëtonin veten por nuk ia dolën”, tha Jorida Tabaku.
Socialistët janë të bindur se gjate gjithë periudhës hetimore demokratet luajtën me blofin.
“E niset me histori fantazmash dhe 430 milionëshi u bë si puna e gjelit që u bo gjysma gjel. Ky komision nuk ishte ne performancën e plotë të hetimit parlamentar pasi nuk e e ndau hetimin parlamentar nga ai penal”, tha Ermonela Felaj.
Mazhoranca dhe opozita kanë 10 dite kohe për të përgatitur raportin që duhet ti dërgojnë seancës plenare për miratim. Ne mbyllje te hetimit parlamentar mazhoranca dhe opozita lanë të kuptohet se me 7 mars do paraqesin dy dokumente te ndryshme për votim.
Top Channel