NATO do të dërgojë më shumë trupa ushtarake në Evropën Lindore

25/02/2022 18:54

Udhëheqësit e NATO-s deklaruan se do të dërgojnë më shumë trupa në Evropën Lindore pas pushtimit rus të Ukrainës.

Askush nuk duhet të mashtrohet nga sasia e gënjeshtrave të qeverisë ruse”, tha 30 liderët në një deklaratë të përbashkët.

NATO i bën thirrje Moskës të tërheqë të gjithë forcën e saj ushtarake nga Ukraina dhe të “tërhiqet nga rruga e agresionit që ka zgjedhur”.

Vendimi i Presidentit Putin për të sulmuar Ukrainën është një gabim i tmerrshëm strategjik, për të cilin Rusia do të paguajë një çmim të rëndë, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, për vitet e ardhshme”, thuhet në deklaratë.

Në lidhje me dërgimin e trupave në Evropën Lindore, NATO thotë se do të realizojë dërgimin e të gjithë forcës së nevojshme ushtarake për të garantuar ndalimin e avancimit rus dhe një mbrojtje të fortë dhe të besueshme.

Masat tona janë e mbeten parandaluese, proporcionale dhe jo përshkallëzuese”, citohet nga deklarata.

 

Top Channel