Aktivizohen të tjera vatra zjarri te objekti trekatësh që u përfshi nga flakët në Durrës

25/02/2022 19:48

Disa vatra zjarri janë aktivizuar sërish te objekti që u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në Durrës.

Shërbimi zjarrfikës i njoftuar nga banorët e zonës ka mbërritur në vendngjarje për të shuar vatrat e riaktivizuara, ndërsa zona përgjatë bulevardit ”Dyrrah” është nën pushtetin e tymit.

Kujtojmë se këtë të premte në mëngjes një ndërtesë e vjetër trekatëshe u përfshi nga flakët në qytetin bregdetar të Durrësit, pranë bulevardit “Dyrrah”, në lagjen 11 të qytetit bregdetar.

Tymi u përhap në të gjithë zonën, duke alarmuar banorët përreth, ndërsa ka qenë ndërhyrja e efektivëve të repartit zjarrfikës, të cilët arritën të vënë nën kontrollon përhapjen e zjarrit.

Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e tij, teksa dyshohet se zjarri mund të jetë ndezur nga personat e pastrehë. Mësohet se ata qëndrojnë gjatë natës aty, duke gjetur zjarrin si një zgjidhje të vetme për t’u ngrohur.

Godina është e pabanuar, por përhapja e flakëve rrezikonte objektet e tjera përreth, por ndërhyrja në kohë bëri shuarjen e tyre.

Top Channel