Rusia përjashtohet nga festivali Eurovision prej sulmit ndaj Ukrainës (fotot)

25/02/2022 20:38

Festivali evropian i këngës ‘Eurovision’ ka njoftuar sot se pas konsultimeve të bordit, mori vendimin për përjashitmin e Rusisë nga vendet anëtare.

Eventi tha në një deklaratë se Rusia është përjashtuar duke reflektuar jehonën kulturore të vendimit të presidentit Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.

“Vendimi reflekton shqetësimin se përballë krizës së paprecedentë në Ukrainë, përfshirja e Rusisë në konkurimin e këtij viti do të prishte reputacionin e kompeticionit,” shkruante bordi drejtues.

Konkurimi i këtij viti pritet të mbahet në 10 deri në 14 maj në Torino të Italisë, pasi Italia fitoi edicionin e vitit të kaluar me këngën “Zitti e buoni”.

“Festivali evropian është një organizatë me anëtarësi apolitike , e përkushtuar të mbajë lart vlerat e shërbimit publik. Ne gjithsesi mbetemi të dedikuar të mbrojmë vlerat e një kompeticioni që promovon këmbimet kulturore, celebron diversitetin me anë të muzikës dhe bashkon Evropën në një skenë”.

Rusia përballet tashmë me sanksione të rënda financiare për sulmin ushtarak ndaj Ukrainës dhe pasojat janë përhapur në fushën e artit e sporteve.

Më herët trupi drejtues i futbollit evropian vendosi që finalja e kompeticionit Chanpions League e programuar për në 28 maj të mbahet në Paris, në vend të programimit fillestar për në qytetin rus të Shën Petersburg.

FOTO GALERI
1/3
Manizha konkuroi vjet per Rusine ne Eurovizion

Top Channel