Shqiptarja largohet nga lufta! Neli po ndihmohet nga një familje shqiptare në Gjermani

25/02/2022 19:55

Kur jemi në vështirësi në shqiptarët dimë se si t’i zgjasim dorën njëri-tjetrit.

Një ditë më parë shqiptarja Neli Supur nga Ukraina, së bashku me djalin e saj te vigël u zgjuan nga zhurmat e raketave. E ndërsa burri i saj shkoi në luftë, Neli kërkoi të ikte prej saj, për të shpëtuar jetën e Ervit, djalit 3 vjeçar.

Sheip Pacolli është shqiptar i Kosovës i cili së bashku me familjen jeton në Gjermani. Pasi dëgjoi thirrjen e Nelit nga ekrani i Top Channel , ai shkoi në kufi për të marrë Nelin dhe Ervinin e vogël. E derisa lufta të mbarojë, Ni me Ervinin do të kenë një tjetër shtëpi, atë të shqiptarit që i hapi derën, Shaip Pacollit.

Sapo pashë që nisi lufta i shkruajta Nelit dhe i thashë që mund të vish në shtëpinë time në Hanburg dhe mund të rrish si në familjen tënde. Mbrëma u nisa nga Hamburgu dhe tani jam në kufirin midis Polonisë dhe Ukrainës e po pres Nelin. Doja të shkoja vetë dhe ta merrja por policia Polonisë nuk më lejoi. Neli ka udhëtuar gjithë natën dhe i kanë mbaruar paratë ajo është 25 km larg meje. Neli foli me një taksist, por nuk kishte para edhe pse unë i thashë taksistit veç sille dhe do të jap aq para sa të duash, por kjo gjë nuk u arrit. Do të qëndroj këtu edhe 3 net vetëm ajo të vijë me djalin”, thotë ai.

Neli ka veç një lutje, të marrë fund kjo lufte dhe biri i saj të ketë mundësinë të përqafojë të atin.

Top Channel