Lufta në Ukrainë/ Pushtuesit qëllojnë drejt spitalit, predha godet departamentin e onkologjisë në Melitopol

25/02/2022 17:36

Një predhë ka goditur departamentin e onkologjisë në Melitopol pasi pushtuesit rusë kanë qëlluar në spital. Mbetet e paqartë çfarë dëmesh ka shkaktuar.

Ndërkohë, trupat ruse kanë arritur në periferi të Kievit pasi kanë nisur një pushtim të plotë të Ukrainës nga tre drejtime kryesore.

Trupat po përparojnë nga veriu; nga lindja nëpër Donetsk, Luhansk, Kharkiv dhe Sumy; dhe nga Krimea në jug.

Dhjetëra objektiva janë goditur, ndërsa trupat ruse janë dyndur në Ukrainë. Të premten, trupat ruse mbërritën në zonën Obolon në veri të qytetit, sipas zyrtarëve ukrainas. Raportet sugjerojnë se përparimet kryesore ruse janë drejt qendrës së qytetit nga Ivankiv në veriperëndim të Kievit dhe Chernihiv në verilindje.

Top Channel