“Kriza na prek të gjithëve”! Shefi i NATO-s: Po forcojmë pozicionet tona në lindje të Europës

25/02/2022 18:53

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po mban një konferencë shtypi tani nga selia e aleancës së mbrojtjes në Bruksel, pas takimit me përfaqësuesit e NATO-s.

Stoltenberg u shpreh se Rusia “ka prishur paqen në Evropë” dhe i bën thirrje që të ndërpresë menjëherë sulmin e saj, të tërheqë forcat nga Ukraina dhe të rihyjë në dialogun paqësor.

Duke treguar se po forcojnë pozicionet në lindje të Europës, duke dërguar atje më shumë trupa, Stoltenberg siguroi se NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

“Kremlini po përpiqet që ne të mos e mbështesim Ukrainën, por ne do ta vazhdojmë mbështetjen tonë.

Ne shohim një ndërhyrje masive në Ukrainë nga ana e Rusisë. Është ajo që ka parashikuar inteligjenca jonë. Duhet të shohim si do të shkojë situata por mesazhi i liderëve të NATO-s është që jemi këtu për të mbështetur Ukrainën, e kemi bërë prej vitesh dhje do të vazhdojmë të bëjmë”.

Shefi i NATO-s e cilësoi sulmin e Ukrainës si krizën më të fortë të sigurisë prej dekadash.

Top Channel