Berisha kundër HEC-it Skavica/ Ish-kryeministri në takime elektorale në bashkinë e Dibrës

25/02/2022 20:15

Në mitingun elektoral te Dibrës Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama për sjellje armiqësore ndaj veriut.

Në 8 vite Dibra është përçmuar nga qeveria e Edi Ramës. Ajo ka ndërruar këtu 5 deri 6 kryetar bashkie sepse ata nuk meritonin të qeverisnin asnje ditë në Dibër, dhe sot e qeveris Dibrën më të deleguar nga Tirana”.

Ish-kryeministri sulmoi ashpër edhe Lulzim Bashën për shkak se hesht për projektin e Skavicës.

Mbështetja i ka rënë te këmbët se mbështet njerëz të pabesë, ai mund të jetë çdo gjë vetëm dibran, jo sepse pranon të varroset Dibra nën ujë”.

Kandidati Premtim Kryemadhi u kërkoi demokratëve të braktisin Lulzim Bashën.

Ejani me ne, bashkohuni me shumicën të largojmë qeverisjen e majtë”, tha ajo.

Top Channel