Të apasionuarit pas astronomisë, por edhe kureshtarë të zakonshëm u përballën gjatë natës me një pamje mahnitëse e jo fort të zakontë: Një super Hënë të Përgjakur, fenomeni që lindi nga pozicioni direkt i planetit tonë mes Diellit dhe Hënës, çka bëri që ajo të gjendej plotësisht nën hijen e Tokës e kjo i dha një nuancë të kuqe të errët.
Ushtria ukrainase pretendon se njësitë ruse kanë pësuar “humbje dërrmuese personeli dhe pajisjesh” gjata avancimit drejt rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut.
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, raporton sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, “mbi ecurinë e veprimtarisë së prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm për vitin 2021”.
Feridja 37 vjeç është nënë e katër fëmijëve të mitur, dy prej të cilëve është detyruar ti lerë në jetimore për shkak të vështirësisë ekonomike dhe pamundësisë që si prind i vetëm të sigurojë të ardhura.
Çmimi i grurit pësoi rritje të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare pasi India ndaloi eksportin e drithërave bazë.
Ditën e sotme tek zona e plazhit e quajtur “Çentrali” në lagjen nr.1, Sarandë është konstatuar një predhë e vjetër luftarake.
Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela ndodhet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë këtë të mërkurë ku po zhvillohet seanca dëgjimore për raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme.
Ministrja Olta Xhacka u takua në Bruksel me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE , Oliver Varhelyi, me të cilin u dakordësua që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor.
Me Finlandën dhe Suedinë që po ndërmarrin hapa për t’iu bashkuar NATO-s, teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon, lista e shteteve neutrale në Evropë duket se po tkurret.
Kremtimi 100 vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane bëri bashkë në një tryezë opozitën e Enkelejd Alibeajt me shumicën socialiste.
Liverpooli ka hyrë në fazën e fundit të sezonit me shpresën për të fituar katër tituj, diçka që nuk e ka arritur kurrë më parë.
Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.
Turqia përsëriti se nuk është kundër zgjerimit të NATO-s, por sipas saj vendet që mbështesin terrorizmin nuk mund të jenë anëtarë të aleancës.
Kryeministri Rama paralajmëroi sot se krahas kontratave të punës, do të verifikohet edhe paga e deklaruar dhe stili i jetesës.
Dy persona kanë humbur jetën, pasi një kamion është rrëzuar në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar.
Apeli i GJKKO ka vendosur të rrëzojë ankimimin e policëve të Morinës, të cilët u arrestuan për korrupsion.
E ardhmja e Gabriel Jesusit te Manchester City është në dyshim serioz.
India po përballet me një valë të jashtëzakonshme të nxehti, që e ka bërë termometrin në kryeqytetin Delhi të shënojë 49.2 gradë Celsius.
Reali i Madridit dhe Liverpooli do të përplasen më 28 maj në finalen e Champions League, në Paris.
Leonardo Spinazzola do të jetë vlera e shtesë e Romës për finalen e Tiranës.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë më 16 maj – përveç agresionit rus në Ukrainë – edhe për raportet e bllokut evropian me Ballkanin Perëndimor.
Rama: Të gjithë e keni parasysh se cfarë efekti pati dalja e pagave në publik, që përvec anës negative ishte edhe një anë pozitive. I gjithë opinion u ballafaqua me një realitet që ishte pasqyrë e një deformimi të madh për të cilin jemi të vetëdijshëm. Ne ngritëm njësinë Antiinformalitet për të zhvilluar një kontroll […]
Një tjetër aksident ka ndodhur me autobusët e kryeqytetit.
Ndërsa ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka nisur axhendën e takimeve në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale foto albumin nga një pjesë prej tyre.
Një banesë në Mbrostar Ura në Fier është djegur, ndërsa familjarët kanë ngelur në qiell të hapur.
“Në një marrëdhënie të tillë partneriteti dhe vlerësimi në favor të shqiptarëve, Shqipëria dhe Partia Demokratike kanë vetëm një rrugë patriotike: të vazhdojmë të jemi në krah të SHBA.” – kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, në konferencën e mbajtur sot në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatikes mes SHBA e Shqipërisë.
Nata e së dielës ishte magjike, ndërsa hëna e përgjakur ndriçonte mbi Tiranë.
I pranishëm në Tiranë në kuadër të javës amerikane, që shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve diplimatike SHBA-Shqipëri, ish-Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim rikujtoi gjatë takimit në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA se së bashku po punohet për demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit.
Gjatë qëndrimin në Bruksel, ministrja e jashtme Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me homologun italian Luigi Di Maio.
NATO-ja do të bëjë çmos që Finlanda dhe Suedia të kalojnë përmes një procesi të përshpejtuar anëtarësimi, tha për DW zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana.
Hidhet një tjetër hap në drejtim të përpjekjes për ta bërë Shqipërinë vend eksportues i energjisë në rajon.
Përveç ushtrisë së zhytur në një konflikt të ashpër në lindje të Ukrainës, Rusia ka shënuar humbje edhe në aspektin diplomatik përgjatë fundjavës, pasi dy shtete evropiane kanë shprehur zëshëm synimet për anëtarësim në NATO.
Më 20 dhjetor 1999, Vladimir Putin iu drejtua zyrtarëve të lartë të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) në selinë e tij në Lubyanka pranë Sheshit të Kuq të Moskës.
Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të hënë për raundin e parë të përzgjedhjes së Presidentit të ri.
Në Komisariatin nr. 4 të Policisë është shoqëruar tekniku i ashensorit që është kontraktuar nga QSUT për mirëmbajtje dhe kolaudim.
QSUT ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e një nate më parë në QSUT, ku u lënduan një paciente dhe barrelëmbajtësi.
Ora 16:00 e kësaj të diele ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidatëve për raundin e parë të zgjedhjes të presidentit të ri të hënën në parlament.
Një paciente dhe barrelisti që e shoqëronte janë dëmtuar rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi ashensori me të cilin po lëviznin pësoi defekt.
Moti i kthjellët do të përfshijë të gjithë vendin gjatë orëve të para të ditës.
Novak Djokovic mposhti në finalen e Romës tenistin grek Stefanos Tsitsipas, duke koleksionuar titullin e parë përsa i përket vitit 2022. Një titull që i mungonte numrit 1 të botës prej plot gjashtë muajsh, praktikisht që nga fillimi i nëntorit të kaluar, kur sportisti i famshëm nga Serbia përmbysi disavantazhin e setit hapës, në finalen e turneut indoor në Paris – Bercy ndaj rusit Daniil Medvedev.
Mbrëmjen e djeshme Ukraina e cila u përfaqësua nga Kalush Orchestras me këngën “Stefania”, morën trofeun e “Eurovision 2022”. Vendin e dytë e mori Mbretëria e Bashkuar dhe të tretin Spanja.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shprehu besimin se Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen NATO-s pasi këto dy shtete zyrtarisht të aplikojnë, pavarësisht se Turqia ka shprehur shqetësime për anëtarësimin e mundshëm të këtyre dy shteteve nordike.
Kontrabanda e duhanit përmes portit të Tivarit është klinikisht e vdekur, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, teksa më 14 maj u krye një aksion në këtë port, duke u konfiskuar rreth 145,000 pako cigaresh. Vlera e cigareve të sekuestruara vlerësohet se është dhjetëra-milionë euro.
Sipas ekspertëve të shëndetit, njerëzit duhet të marrin suplemente sepse ato mund të ndihmojnë në plotësimin e boshllëqeve në regjimin ushqimor. Shumë njerëz marrin çdo ditë suplemente për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm, por a ndihmojnë ato në të vërtetë? Cilat janë anët e rrezikshme dhe cilat suplemente duhet të merrni?
Sëmundjet e zemrës përfshijnë sëmundjen e arterieve koronare, aritminë dhe aterosklerozën. Edhe pse janë kryesisht faktorët gjenetikë që kontribuojnë në shfaqjen e tyre, stili i jetesës luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në mirëqenien tuaj.
Të rinjtë priren të zgjedhin profesione që kërkohen më shumë jashtë vendit duke e parë mundësinë e artë në shkollat profesionale
Shqipëria mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, dhe së shpejti do të nisin procedurat përkatëse.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i ofroi siguri Finlandë dhe Suedisë në periudhën para anëtarësimit. Ai tha se Turqia nuk është më pengesë për kërkesën e Finlandës duke sqaruar se bëhet fjalë për të shtuar praninë ushtarake në rajon.
Një 33-vjeçar me iniciale Sh. Sh., dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Klubi i Futbollit Vllaznia njoftoi se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të parë Elvis Plorin.
Pas 13-vitesh në elitë dhe mes sukseseve të njëpasnjëshme, Skënderbeu rikthehet në Kategorinë e Parë zyrtarisht pas barazimit 1-1 me Dinamon. Ky lajm solli edhe largimin e Skënder Gegës nga stoli i bardhekuqve korçarë. Vendimi i tij për të drejtuar korçarët me pak shpresë ishte marrëdhënia me presidentin Ardian Takaj, që vazhdon të jetë po kaq miqësore, ashtu siç e shohim edhe në këtë ndeshje play-off-i për 19-vjeçarët mes Skënderbeut dhe Tiranës.
Punimet për restaurimin e kullës në Kalanë e Prezës, që u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019, kanë përfunduar. Pas një pune dy vjeçare me mbështetjen financiare të Fondit të Ambasadorëve të SHBA për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, kolonat e gurit dhe muratura u rindërtuan duke përdorur gurët origjinal që ishin rrëzuar gjatë tërmetit.
Sezoni turistik u hap më 3 maj, por kjo është fundjava e parë që ka kthyer masivisht pushuesit në plazhet e Durrësit. Temperaturat e larta kanë bërë që pushues të shumtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e BE-së të zgjedhin plazhet e Durrësit për të pushuar, jo vetëm në fundjavë.
Stoku i dosjeve në gjykatën e lartë ka shkuar 35 mijë dosje , një qytetar ka vënë në provë gjykatën e lartë duke kërkuar sekuestrimin e pasurive të një gjyqtareje, që sipas tij nuk dha drejtësi në kohë dhe ndaj i shkaktoi dëm. Për dijeni ai ka njoftuar edhe KLGJ dhe KPK.
Rritet numri i fëmijëve që shfaqin probleme të shëndetit mendor. Mjekët psikiatër thonë se përveç prindërve janë dhe shkollat të cilat referojnë raste të adoleshentëve që shfaqin ankth , pagjumësi apo janë agresive si ndaj njëri-tjetrit ashtu edhe ndaj mësuesve. Numri i vizitave nga pesë në ditë , është dyfishuar në 10 apo 12 raste .
Pas reformës energjetike në vitin 2015, në mandatin e tretë qeveria e drejtuar nga socialistët do të reformojë sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, duke e centralizuar.
Prej tetorit Policia e shtetit është konsultuar me UEFA-n dhe FSHF-n për të hartuar një plan masash për të monitoruar ndeshjen Roma – Feyenoord që do të mbahet në stadiumin “Air Albania” më 25 maj. Për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes do të angazhohen rreth 1500 forca policie dhe 600 stiuard.
Policia italiane tha se ka penguar sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse gjatë gjysmëfinales së 10 majit dhe finales së 14 majit të Festivalit të Këngës Eurovision, që u mbajt në Turin.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia do të luftojë për aq kohë sa mundet që të mbajë politikën e saj për të mos i vendosur Rusisë, por ai theksoi se dëmi që po përjeton si rezultat i kësaj politike, është i madh.
Cristiano Ronaldo do të vijojë të jetë pjesë e Manchester United edhe për sezonin e ardhshëm ose të paktën kështu ka lënë portugezi të kuptohet.
Tirana, Laçi, Kastrioti, Egnatia, Dinamo dhe Skënderbeu i kanë mbyllur përpara kohe llogaritë me Abissnet Superioren. Plot 6 skuadra nuk kanë më asnjë objektiv për të arritur, teksa fati i tyre në këtë edicion është përcaktuar.
Në vendin tonë brenda 24 orësh janë kryer 341 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 41 qytetarë.
Stenio Junior ka refuzuar ofertën e Partizanit për të rinovuar kontratën për sezonin e ardhshëm. Braziliani, ka vendosur që të largohet nga Shqipëria, ndërsa burime për “Supersport.al” bëjnë me dije se sulmuesi ka ofertë nga Arabia Saudite dhe me shumë mundësi 30-vjeçari do të largohet sapo të mbyllen edhe dy javët e mbetura të Abissnet Superiore.
Nga Atalanta te Atalanta. Franck Kessie do të luajë për herë të fundit në “San Siro”, përpara tifozerisë “kuqezi” në sfidën përballë Atalanta-s, ish të kaluarës së tij.
Kandidati për kryetar në PD, Sali Berisha theksoi gjatë takimit me mbështetësit në Lezhë se drejtimi i partisë është vetëm drejt Bashkimit Evropian.
Mbrëmë u mbajt finalja e madhe e “Eurovision 2022”, ndërsa fituese u shpall Kalush Orchestra me këngën “Stefania”, përfaqësues të Ukrainës.
Pak çaste më parë në Tiranë janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.2 .
Në disa zona të qarkut të Korçës kanë rënë reshje të dendura breshëri, duke dëmtuar të mbjellat në fshatin Boshanj.
Kandidati për kryetar PD-je, Sali Berisha gjatë takimit me simpatizantë të Lezhës theksoi se në krye të partisë dhe me zgjedhjet që pritet të mbahen më 22 maj do të rikthejeë votën e lirë në vend.
Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë në fshatin Rrile te Lezhës. Dyshohet se mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën.
Në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri -SHBA, Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ndodhet në Tiranë.
Raundi i parë i votimit për presidentin e ri të vendit duket se ka dështuar, pasi ora 16:00 e kësaj të diele ishte afati i fundit për dorëzimin e propozimeve.
Konsiderohet tronditës raporti i fundit i paraqitur nga ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser dhe presidenti i Mbrojtjes Kushtetuese, Thomas Haldewang mbi gjendjen e ekstremizmit të djathtë brenda autoriteteve të sigurisë në tre vitet e fundit.
Një aksident me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari në fshatin Fierseman të Divjakës.
Vendet e G7-tës e mbyllën takimin e tyre në Gjermani me pohimin e qartë se kufijtë e rinj që synon të vendosë Rusia nuk do të pranohen kurrë.
Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente ka monitoruar qarkullimin në qarkun e Fierit. Gjatë monitorimit të Bypass-it të Fierit në orët e mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë konstatuar mjete të cilët lëviznin me shpejtësi që varion nga 146 km/h deri në […]
Një 19-vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim, pasi iu gjetën kanabis gjatë një feste në lumin Buna.
Kandidati për kryetar të PD-së, Ibsen Elezi gjatë turit të tij ka zhvilluar takime me anëtarë dhe simpatizantë në Kurbin dhe Mirditë këtë të diel.
Eurodeputeti Lukas Mandl, ka folur rreth ndikimit rus në Ballkan dhe Europë, pozicionimin e Serbisë në këtë situatë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Goli i Bruno Lulajt në “Loro Boriçi” në takimin që Kukësi e humbi ndaj Vllaznisë mund të ketë një peshë mjaft të madhe.
Në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri -SHBA, vendin tonë të hënën pritet ta vizitojë Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.
Një 43-vjeçar ka rënë në pranga dhe një tjetër është vënë nën hetim në Korçë.
Katër persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për vepra të ndryshme penale në Vlorë.
Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO, pavarësisht antagonizmit që mund të ngjallë kjo me Rusinë.
E diela pa makina po kthehet çdo te dielë në ritual në Tiranë.
Vladimir Putin është “shumë i sëmurë me kancer në gjak”, këtë pohim sipas The Independent, e ka bërë një oligark që ka lidhje të ngushta me presidentin rus, por identiteti i të cilit, për arsye sigurie nuk bëhet publik.
Kompania saudite e naftës, Aramco raportoi fitimet e saj më të larta që nga listimi i vitit 2019 pasi çmimet e naftës dhe gazit pësuan rritje në mbarë botën.
Inteligjenca britanike pohon se ofensiva e forcave ruse në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës e ka humbur hovin dhe është shumë prapa planit të parashikuar të Moskës.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin jo zyrtar dy ditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Jashtëm, mbajtur në Berlin këtë fundjavë.
Tirana synon rekordin. Bardheblutë e Orges Shehit janë një hap larg arritjes së kuotës më të mirë të pikëve në pesë vitet e fundit.
I prekur nga vala e mbështetjes së publikut europian që e çoi Ukrainën drejt fitores në Eurovision, Volodymir Zelensky u zotua që vitin e ardhshëm, festivali të mbahet në qytetin e Mariupolit, sot të shkatërruar nga bombardimet ruse.
Uendi Kazheli është një infermiere e re dhe pjesë e armatës prej 13 mijë infermierësh dhe profesionistë të shkencave teknike mjekësore, të Republikës së Shqipërisë.
Qyteza dhe rrethinat e Memaliaj për dekada kanë jetuar kryesisht prej minierës së qymyrgurit dhe me mbylljen e saj pas degradimit banorët u fokusuan tek bujqësia e blegtoria sektorë edhe këta të vështirë për zonën për shkak të infrastrukturës problematike dhe distancës që shumica e fshatrave kanë me rrugën nacionale.
Këtë fundjave bregdeti i Shëngjinit ka pritur pushuesit e tij të parë.
Top Channel publikon sot pamje pak minuta pas atentatit në autostradën Lezhë-Tiranë, rreth orës 20:05 një natë më parë, ku në shënjestër ishte Blerim Preçi.
Futbolli argjentinas është në zi teksa në një aksident rrugor të shtunën, humbën jetën dy binjakë futbollistë.
Kur duhet edhe një javë për t’u mbyllur Liga e Parë turke, Bursaspor me disfatën e fundit 4-2 në transfertë ndaj Bandirmaspor, zyrtarizoi zbritjen një kategori më poshtë.
Liverpool iu gëzua trofeut të tetë në Fa Cup, teksa siguruan triumfin pas 16-vitesh pritje pasi mposhtën nga pika e bardhë në finale Chelsean.