Gjatë orëve të pasdites ka pasur prurje të shumta në afërsi të lumit të shalës në liqenin e Komanit, siç duket dhe në këtë foto.

Metereologët kanë parashikuar reshje të shumta gjatë kësaj jave, që do të pritet të ndihmojnë korporatën elektroelergjitike të prodhojë energji.

Ndërkohë kjo ishte ishte pamja e liqenit të hënën paradite, kur ngjante me shumë me një lum të vogël.

Kjo situatë është krijuar pasi Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka prodhuar masivisht gjatë 2-3 ditëve, ndërkohë që niveli në liqen është ulur edhe për ti bërë ballë reshjeve të dendura që do të bien këtë javë.

Në vendin e quajtur përroi i Daicës, aty ku gjatë verës kalojnë me dhjetëra varka dhe tragete, të hënën lëvizja mund të behej edhe në këmbe.

Kjo do të thotë se lëvizja e tragetit por edhe e varkave është e pamundur. Në afërsi të të gjithë fshatrave që lagen nga liqeni i Komanit, ulja e nivelit  ka nxjerrë në pah edhe një herë, territore të cilat nuk ishin parë që prej ndërtimit të hidrocentralit në vitin 1985.

Top Channel