Mourinho përballet me të kaluarën: Ndaj Interit, ndeshje si të tjerat. Ne, me emergjencë në mesfushë 07/09 14:24
Manchester City dhe Phil Foden kanë gjetur akordin në lidhje me rinovimin e kontratës. 22-vjeçari, i cili ka dalë nga akademia e kampionëve në fuqi të Anglisë, do të firmosë deri në vitin 2028.

3 gola dhe 2 asiste numëron Foden në sezonin e ri, ndërkohë që nga kontrata e re do të përfitojë në total plot 78 milionë paund. Lojtari ofensiv është një ndër të preferuarit e tifozëve dhe Guardiolës.
Tani pritet vetëm firma e tij në kontratën e re. Klubi nga Manchesteri ka arritur marrëveshjen me agjentin e lojtarit anglez dhe zyrtarizimi i rinovimit është vetëm çështje kohe.
Top Channel