Real Madrid me drejtor të ri, Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll
Fitorja e Barcelonës ndaj Aston Villës në Ligën e Kampioneve errësohet nga lajmi i keq i marrë për Rodrin. Mesfushori spanjoll u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë në sfidën e së martës dhe këtë të mërkure iu nënshtrua ekzaminimev e mjekësore që konfirmuan parashikimet më të këqija për të.
Përmes një komunikate për shtyp, Barcelona konfirmoi se Rodri ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë. Klubi nuk e bëri të ditur kohën e riaftësimit të tij, por pritet që mesfushori spanjoll të qëndrojë jashtë fushave të lojës 3 javë. Kjo do të thotë se Rodri nuk do të jetë në dispozicion të Hansi Flick për ndeshjen e 8 nëntorit me Atletico Madrid si dhe në dy ndeshjet e Nations League të Spanjës me Çekinë dhe Anglinë që do të luhen respektivisht në 12 dhe 15 nëntor
Mungesa e Rodrit është një problem për Hansi Flick. Mesfushori ka qenë titullar në 11 nga 15 ndeshjet zyrtare, në 10 raste ka formuar dyshen me Pedrin dhe në 1 me Gavin. Duke qenë se do të qëndrojë jashtë fushave për 3 javë, Rodri pritet të humbasë edhe ndeshjen me Villarrealin në 22 nëntor, atë me Deportivon në 29 nëntor dhe atë me Sabah Baku në Ligën e Kampioneve në 25 nëntor.
Top Channel