Putin i jep qytetarinë ruse raportuesit kryesor të inteligjencës amerikane te Wikileaks (fotot)

26/09/2022 18:46

Vladimir Putin i ka dhënë sot qytetarinë ruse ish-kontraktorit të sigurisë së SHBA, Edward Snowden, sipas dokumentit të firmosur nga lideri.

Snowden ishte një nga 75 të huajt që morën sot qytetarinë ruse, sipas dekretit të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë.

Snowden, ish-punonjës i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA (NSA), ka jetuar në Rusi prej vitit 2013 për t’i shpëtuar ndjekjes penale në SHBA pas publikimit të dokumenteve sekrete qeveritare mbi programet e mbikqyrjes e përgjimeve të qytetarëve.

Në vitin 2020 ai kishte marrë leje të përhershme qëndrimi dhe tha se do të aplikonte për qytetarinë ruse, duke hequr dorë nga ajo e SHBA.

Avokati i Snowden, Anatoly Kucherena, tha për agjencinë ruse RIA Novosti se edhe gruaja e tij Lindsay Mills, që ka jetuar me të në Rusisë, do të aplikojë për pasaportë ruse.

Çifti kanë lindur një fëmijë në dhjetor 2020.

FOTO GALERI
1/2
Në vitin 2020 ai kishte marrë leje të përhershme qëndrimi dhe tha se do të aplikonte për qytetarinë ruse

Top Channel