Mësuesit protestë për nisjen e mësimit në Kosovë, shkollat nuk janë hapur!

26/09/2022 19:51

Riga Sheholli dhe Loris Begu me një shtator duhej të fillonin klasën e nëntë, për të përmbyllur ciklin e arsimit fillor, por për shkak të grevës kanë mbetur jashtë klasave.

Brengë për ta është përgatitja për testin e arritshmërisë që i pret në fund të vitit, andaj të hënën kanë protestuar para shkollës së tyre.

Përpos nxënësve në protestën e së hënës u bashkuan edhe prindër të shumtë që kërkonin fillimin e menjëhershëm të procesit mësimor.

Prindërit thonë që një muaj greva u ka shkaktuar probleme të shumta nxënësve.

Greva në arsim ka filluar me një shtator, me kërkesën e mësimdhënësve për shtesa prej 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

 

Top Channel