Një 42-vjeçar që po hynte në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës, është arrestuar pasi u kap me një sasi prej 5.1 kilogramësh lëndë narkotike heroinë.

Në automjetin tip “Golf 6”, me drejtues Abdullah Ahmeti, i njohur ndryshe si Abdullah Jashari, brenda një çante, policia njofton se ka gjetur 5 kilogramë e 107 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.

42-vjeçari nga Presheva do të hetohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel