“Tragjedia e Himarës ishte kambanë alarmi”/ Rama bën bilancin e sezonit turistik: Plan të ri për rritjen e sigurisë, jemi pak mbrapa por…

27/09/2022 12:04

Në përfundim të sezonit turistik veror, kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e tre muajve, por edhe për ‘mangësitë’ e këtij sezoni për të cilat tha se do të përmirësohen.

Në një takim të zhvilluar në Durrës për sezonin turistik, Rama tha se puna po ecën me portete e reja, siç është ai Durrësit, Vlorës apo Sarandës.

Rama e cilësoi si kambanë alarmi tragjedinë e Himarës me vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, teksa tha se me planin e ri, do të rritet siguria në plazhe. Ky plan përfshin ndalimin e jetskive nëpër vija bregdetare ku ka pushues .

Pak javë na ndajnë nga fillimi i portit më të madh të Mesdheut, këtu në Durrës. Dihet se çfarë sjellin portet turistike. Ka filluar puna edhe në Vlorë e Sarandë. Kemi disa gjëra të rëndësishme për të bërë më mirë, nga siguria në plazhe si rezultat i rritjes së mjeteve lundruese. Tragjedia që ndodhi, ishte një kambanë e fortë alarmi për këtë. Kam besim që edhe me planin e ri për të mos lejuar më përdorimin e jetskive kudo, por për t’i sistemuar ato në zona të caktuara. Do të kemi më shumë disiplinim, por ne vijmë nga një histori që deti është parë si armiku. Nuk ka rrugë tjetër veçse rrugës së zhvillimit. Është shumë e rëndësishme të zbatohen ato që shkruhen,”- tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se do të reformohet edhe administrimi i detit, ku disa institucione të shtrira në det, ‘do të tërhiqen sepse nuk është nevoja’.

Nevoja për ta reformuar të gjithë administrimin e detit është në tryezë dhe të gjitha institucionet që i kemi të shtrira edhe në det që bëjnë një lëmsh të madh kompetencas, do të rishikohen. Do tërhiqen nga deri një sërë institucionesh që nuk kanë nevojë të jenë atje. Nuk është thjesht çështje ndërtimesh, dielli deti dhe dhomë, por ka shumë të bëjë se çfarë do ofrojmë. Shërbimi ka qenë shumë lart në të gjithë vijën bregdetare me urgjencë shëndetësore. Shërbimet e sigurisë ushqimore, e kështu me radhë”.

Rama u shpreh i vetëdijshëm për shumë boshllëqe të sezonit turistik, ku përmendi mungesën e dimensionit të kulturës apo argëtimit. Ai tha se kultura dhe fëmijët do të kenë një vend të veçantë në sezonin e ardhshëm turistik.

Kemi boshllëk sa i përket dimensionit të kulturës e argëtimit, sidomos për fëmijët në sezonin turistik. Merren çohen në dhomë, se s’ka aktivitet për fëmijët. Nuk do japim më leje për shtara turistik që nuk do kenë komponentin e argëtimit të fëmijëve, edhe nëpër resorte. Do ngremë një strukturë të posaçme për të gjithë kalendarin kulturor që sezoni të jetë i mbushur me kulturë, e guida. Sfida jonë është që sezonin turistik ta heqim nga fjalori, Shqipëria të jetë në sezon turistik gjithë vitin. Nëse në verë kemi zgjatje të sezonit, rezervimet janë deri në mes të tetorit”– përfundoi Rama.

Top Channel