“The Kardashians” janë sërish në qendër të vëmendjes, kësaj radhe një video të Kim Kardashian ndërsa po ngjitej në shkallë.

Në një video të filmuar nga një prej pjesëtarëve të ekipit të saj në Javën e Modës në Milano, 41-vjeçarja shfaqet duke u ngjitur në shkallë me një fustan të ngushtë dhe sandale me takë.

Këto pamje më vonë u shpërndanë në llogari të shumta të fansave të Kardashian, me përshkrimin: “Kim i është përkushtuar modës pavarësisht çfarë ndodh”.

“Kjo është arsyeja pse ajo është perëndeshë e modës”, shtoi një përdorues tjetër i rrjeteve sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kardashian Social (@kardashiansocial)

Fustani ngjyrë argjendi i markës Dolce Gabbana, ishte kombinuar me sandale me rripa.

Koleksioni SS23 i markës luksoze u krijua në bashkëpunim me Kim.

Nuk është hera e parë që Kim sfidon veten me fustane e kostume të ngjashme të ngushta.Hera e fundit ishte me fustanin e Merilyn Monore-s, i cili u përshtat sipas formave të blogurës së famshme.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel