Kjo e martë u zgjua me reshje intensive shiu në të gjithë vendin, duke shkaktuar probleme në disa qarqe.

Sipas parashikimit të MeteoAlb, shi intensive pritet pasditen e sotme në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet e tjera.

Reshjet lokalisht intensive pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Edhe ditën e nesërme, priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.

Temperaturat e ajrit do të luhaten, në bregdet 17 / 24 °C, në vendet e ulëta 16 / 26 °C dhe në vendet malore: 10 / 21 °C

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel