Problemet nga moti i keq në Shkodër/ Rrëshqitje dherash në disa akse, shtëpi e shkolla të dëmtuara

27/09/2022 09:59

Reshjet e shiut në Shkodër kanë krijuar probleme me rënien e gurëve në aksin rrugor Prekal-Breglumi.

Edhe në rrugën e Dukagjinit ka patur rrëshqitje dherash e gurësh, ndërkohë që po punohet me fadromë për largimin e tyre.

Ndërkohë, në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda, sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar. Në disa zona ka patur shkëputje të energjisë si pasojë e linjave të amortizuara.

Në Vaun e Dejës, disa rrugë janë bllokuar nga prurjet e lumit Gjadër. Po ashtu, raportohen probleme me mungesën e energjisë elektrike në Vaun e Dejës dhe në Hajmel.

Një shtëpi është dëmtuar në fshatin Dardhë të Fushë Arrëzës. Banesë me dy anëtarë është në pronësi të shtetasit Nikoll Pjetër Kola. Një shkollë është dëmtuar ndërkohë në Gjegjan të Pukës. Moti i keq ka prishur çatinë e godinës.

Aksi rrugor Qelëz-Ukth Maja Mrigës në Pukë është dëmtuar plotësisht, ndërsa rrëshqitje dheu ka në aksin rrugor të Kabashit, Memaj Buhot, aksin rrugor Bicaj-Blinisht Krovë. Moti i keq ka shkaktuar probleme dhe në digën e rezervuarit, pasi raportohen rrëshqitje dheu.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel