Akuzohen për shpërdorim detyre, arrest shtëpie për 18 punonjës dhe ish-punonjës të burgut të Fierit

26/09/2022 19:34

18 punonjës dhe ish-punonjës të burgut të Fierit janë dënuar me masën arrest shtëpie në mungesë për shpërdorim detyre.

Pas  punës së Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, janë kryer ekzekutimet e vendimit të gjykatës, masë me “arrest shtepie”.

Ata dyshohet se kanë abuzuar me lejet e hyrje-daljeve të të dënuarve.

Të akuzuarit nuk kanë qenë të pranishëm kur është dhënë vendimi dhe Policia Gjyqësore është ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve.

Ata akuzohen: Për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” ndaj: Gerald Nonaj, lindur e banues ne Fier;

Ervis Alliaj me detyre Përgjegjës  i Sektorit Ligjor pranë IEVP Fier, larguar nga detyra në sistemin e burgjeve;

Bashkim Meçi, lindur ne Librazhd e banues në Tiranë;

Eris Isufaj lindur ne Fier e banues në Patos;

Albi Rezhda me detyrë ish përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore pranë IEVP Fier;

Dorjan Nukaj me detyrë përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore pranë IEVP Fier, i komanduar;

Arbëri Gjërmeni  lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë  me arsim të lartë;

Enflor Hoxha  me detyrë përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë pranë IEVP Fier (i komanduar);

Florida Mata me detyrë përgjegjëse e Sektorit të Financës pranë IEVP Fier;

Fatos Lika me detyrë përgjegjës i Sektorit të Policisë i komanduar në këtë detyrë dhe të shefit të regjimit të B

Mato Mataj me detyrë Specialist i regjimit të brendshëm pranë IEVP Fier;

Ermal Liçaj me detyrë Specialist i sektorit social, pranë IEVP Fier;

Xheniana Buzi me detyrë Specialist i sektorit social, pranë IEVP Fier;

Denisa Bendai lindur e banuese në Berat;

Sidorela Vogli e lindur në Lushnje e banuese në Fier;

Jonida Qato me detyrë specialist i sektorit social, pranë IEVP Fier dhe

Eduart Rrapaj administrator i njësisë tregtare në IEVP Fier.

Top Channel