Rritja e çmimit të energjisë/ Enea Karakaçi: Në bursa arriti deri në një mijë euro, është bërë një mall i vështirë për t’u gjetur

26/09/2022 21:22

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, është shprehur mbrëmjen e sotme në Top Story, se vlera e energjisë përveçse është rritur shumë, është edhe e vështirë për tu gjetur.

Karakaçi tha se janë rreth 1 mln e 90 mijë abonentë familjarë, të cilët kanë të drejtën sipas dëshirës për të konsumuar energji, por është e pamundur që të vazhdojnë të mbrohen me një çmim që nuk e mbulon fare koston e importit.

“Aktualisht çmimi importit ka qenë 50-70 euro ndërsa aktualisht prodhojmë deri në 30% të nevojave. Nga viti i shkuar për shkaqe të jashtme çmimet e energjisë duke nisur nga korriku i 2021 kërceu në nivelet 100-200 euro. Për t’ju dhënë një shembull, në 30 gusht ora 8 e darkës çmimi i energjisë në bursa ka qenë 3 mijë euro. Gjithë viri 2023 parashikohet në nivelin 540 euro. Ne kemi nevojë për import i cili përveçse është bërë shumë e shtrenjtë është edhe shume e radhë për tu gjetur. Këto janë të gjitha efekte të luftës. Impakti në Shqipëri është, së pari Shqipëria nuk e ka rritur fare çmimin, kostoja e importit deri më tani është mbuluar 20 miliardë lekë nga buxheti i shtetit. Në këtë lloj situate dhe krize nuk mund të ndodhte të mos kishte një rritje të çmimit. Janë rreth 1 mln e 90 mijë abonentë familjarë, sigurisht që secili është në të drejtën sipas dëshirës për të konsumuar por është e pamundur që këto të vazhdojnë të mbrohen me një çmim që nuk e mbulon fare koston e importit. Fsha mbi 800kë/h prek më pak se 4% të popullsisë. Kjo fashë do të mbrojë abonentët që kryejnë veprime të zakonshme dhe të domosdoshme.”- tha Enea Karakaçi

Top Channel