Petro kërcen me Orsiolën gjatë takimit me vajzën tjetër, Ilda: Të të vijë turp, jeni në zonë të minuar

26/09/2022 19:03

Xhelozitë dhe “hatërmbetjet’ e para duket se kanë filluar mes konkurrentëve të ‘Përputhen’, ku sot Ilda dhe Petro patën “zënka” edhe pse çdo gjë po shkonte mirë.

Ajo çfarë e acaroi Ildën ishte “mungesa e respektit” nga ana e Petros, pasi ky i fundit pranoi një vallëzim me Orsiolën gjatë kohës që po transmetohej takimi i i tyre.

Orsiola: A do ta bëje dhe njëherë “gabimin” të kërcesh me mua?

Petro: Unë nuk e quaj gabim dhe po do e bëja.

Ilda: Të paktën të kishe respekt të mos e bëje në takimin tonë, hec. Orsiola ka hyrë në zonë të minuar nuk e di se si do i shkojë muhabeti, për Petron më erdhi keq, nëse një mashkull do të ishte si puna jote si do të bëhej.

Petro: Unë do të njihem me vajza të tjera, s’jam i askujt.

Ilda: Jo në takimin tim, të të vijë turp, respektin tregoja në vend tjetër. Nuk dua që të transmetohet pjesa e tretë e takimit fare.

 

Top Channel