03/10 20:30
Vittese ka zgjedhur trajnerin e ri. Klubi holandez nuk e ka nisur mirë sezonin 2022/2023 në Eredivisie.
Ndërkohë, drejtuesit e Vitesses, ish-klubit të Armando Brojës dhe Milot Rashicës, i kanë besuar pankinën Phillip Cocu. 51-vjeçari veshi 100 herë fanellën e kombëtares holandeze (10 gola) gjatë karrierës si futbollist, teksa u aktivizua edhe me klube si PSV, Vitesse, Barcelona apo AZ Alkmaar.
Si trajner, Cocu ka drejtuar PSV-në, Fenerbahcen në Turqi dhe Derby County në Championship. Cocu fitoi 3 tituj kampionë si teknik i PSV-së, teksa u shpall nënkampion bote me Holandën në Botërorin Afrika e Jugut 2010 si ndihmës i Bert van Marwijk./ Super Sport
Top Channel