Dorian Teliti: Energjia në Shqipëri është e keqmenaxhuar, qeveria duhet të bënte kontrata paraprake porosie në treg

26/09/2022 22:00

Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike Dorian Teliti, ka treguar këtë të hëne në “Top Story”, se cila duhej të ishte rruga që qeveria duhej të ndiqte sipas tij, në mënyrë që të menaxhonte mirë krizën energjitike.

Ai tha se paratë me të cilat është menaxhuar kriza deri më tani janë marrë nga taksat e popullit dhe se në vend që të investonte në rritje pagash, pensionesh e në infrastrukturë, këto para janë përdorur për energjinë. Sipas tij qeveria duhet të bënte kontrata paraprake porosie në treg për t’ia dalë me krizën energjitike.

Dorian Teliti: Nuk ka ndryshuar çmimi deri në 30 shtator por i kanë marrë taksapaguasve 200 mln euro. Dy janë burimet e financimit, kur nuk ka para ose do të japësh subvencionim ose do të rrisë tarifat, kjo ndodh kur kompania ka falimentuar. Kjo ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit, qeveria duhet të bënte në treg kontrata paraprake porosie.

Enea Karakaçi: Të gjitha kompanitë publike sot, janë ose të mbuluara nga buxheti i shtetit ose të alokuara nga tarifat.

Dorian Teliti: Familjet shqiptare janë 870 mijë por që kanë shtëpi shtesë, në total ne kemi 1 mln e 90 mijë abonentë zyrtarë por jo të gjithë bëjnë konsum. Për shembull unë kam një shtëpi në plazh e një të Tiranë. Unë bëj konsum vetëm në Tiranë. Konsumi i energjisë ka efekte sezonale, pranvera ka konsum më të ulët sesa vera e dimri.

jë paketë me qëllim përballimin e krizës energjetike do të hyjë në fuqi nga 1 tetori. Personat që harxhojnë mbi 800 kW/h energji duke nisur nga 1 tetori do të duhet të paguajnë një çmim 4 herë më të lartë.
Familjet shqiptare sot e paguajnë energjinë me çmimin 9.5 lekë kilovatin për orë, ndërsa shtuar edhe TVSH-në, çmimi final shkon në 11 lekë kilovat për orë. Në këto kushte një familje që harxhon 800 kilovat/orë në muaj paguan 9 220 lekë. Nëse e kaloni këtë shumë, çmimi do të llogaritet me 42.85 lekë.
Me këtë rritje çmimi mbi fashën, OSHEE synon që të mbledhë 1.8 miliardë lekë apo 15.5 milion euro, të cilat do të përdoren për blerjen e energjisë në import gjatë tre muajve të mbetura. 40-70 mijë familje pritet të kenë një dimër më të kushtueshëm këtë vit sesa të tjerët.

Top Channel