Khloe Kardashian u fotografua duke u shoqëruar me Michele Morrone gjatë Javës së Modës në Milano fundjavën që lamë pas.

Ylli, 38 vjeçe, u pa duke u afruar me aktorin 31-vjeçar italian, në një foto që u bë virale në rrjetet sociale.

Dyshja më vonë u panë duke biseduar dhe duke e prekur me dashuri njëri-tjetrin teksa po shijonin festën në qytetin italian.

Fansat e Khloe komentuan shpejt në rrjetet sociale pasi panë foton origjinale të Michele, me shumë prej tyre të kënaqur me atë që panë.

Megjithatë, si qëndron e vërteta? A ka vërtet një romancë që është duke lindur mes tyre? Michele Morrone nuk është në lidhje me Khloe Kardashian, konfirmoi për ‘Page Six’ një përfaqësuese e aktorit të “365 Days”.

Morrone dhe Kardashian u takuan për herë të parë në Javën e Modës në Milano këtë fundjavë gjatë shfaqjes së Kim Kardashian dhe Dolce & Gabbana, “Ciao, Kim”. Top Albania Radio shkruan se yllit italian thjesht iu kërkua nga ekipi i marrëdhënieve me publikun të D&G, që të bënte një foto me Khloe dhe të dyja palët, në njëfarë mënyre, u detyruan.

Thuhet se Morrone mendonte se Khloe ishte “shumë e bukur”, por asgjë nuk ndodhi mes tyre. Kur fotoja e çiftit u shfaq në internet, fansat shprehën mbështetje të zjarrtë për një romancë të mundshme midis Morrone dhe Khloe pas ndarjes së saj nga ish-i, Tristan Thompson.

Top Channel