Një 37-vjeçar është vënë në pranga, pasi iu gjetën dhjetëra steka me cigare të dyshuara kontrabandë.

Shtetasi me iniciale S. R., banues në Tiranë, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan stekat me paketa cigaresh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Top Channel