Fasha e energjisë/ Karakaçi: Është investuar në sistem! Teliti: Po të ishte s’do nevojitej subvencion!

26/09/2022 22:19

Drejtori i Energjisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi dhe eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti u përfshinë në debat këtë të hënë, ndërsa në Top Story po diskutohej kriza e energjetike dhe rritja e çmimit të energjise nga 1 tetori.

Enea Karakaçi: Humbjet janë teknike dhe jo teknike, sistemi i vjetëruar apo vjedhjet. Të bësh investime për 1% kërkon 50 mln euro investime. Kur kanë qenë 50% janë ulur në 20% në këto vite janë bërë investime në sistëm siç janë lidhja e burimeve, ose goditja e paligjshmërive.

Dorian Teliti: Po të kishte investim të mirë s’do kishte nevojë për subvencion. Qeveria ka shpenzuar 35 mld euro buxhet përfshirë edhe sektorët e saj.

Një paketë me qëllim përballimin e krizës energjetike do të hyjë në fuqi nga 1 tetori. Personat që harxhojnë mbi 800 kË/h energji duke nisur nga 1 tetori do të duhet të paguajnë një çmim 4 herë më të lartë.

Familjet shqiptare sot e paguajnë energjinë me çmimin 9.5 lekë kilovatin për orë, ndërsa shtuar edhe TVSH-në, çmimi final shkon në 11 lekë kilovat për orë. Në këto kushte një familje që harxhon 800 kilovat/orë në muaj paguan 9 220 lekë. Nëse e kaloni këtë shumë, çmimi do të llogaritet me 42.85 lekë.

Me këtë rritje çmimi mbi fashën, OSHEE synon që të mbledhë 1.8 miliardë lekë apo 15.5 milion euro, të cilat do të përdoren për blerjen e energjisë në import gjatë tre muajve të mbetura. 40-70 mijë familje pritet të kenë një dimër më të kushtueshëm këtë vit sesa të tjerët.

Top Channel