Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale/ Top Channel zbardh dokumentin si do zhvillohen primaret! Shtyhet votimi

26/09/2022 19:40

Top Channel publikon dokumentin që u diskutua gjatë takimit në Këshillin Kombëtar të PD-së i cili u mbajt këtë pasdite.

Dokumenti përmban rregullat mbi përzgjedhjen e kandidatëve demokratë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend në 2023-shin.

Rregullat dhe parimet e përgjithshme u diskutuan  në këtë mbledhje.

Votimi për modalitetin për primaret u shty për më vonë pasi u kërkua më shumë kohë nga anëtarët prezent me argumentin se duhet më shumë kohë të studiojnë dokumentin se pak para mbledhjes u është vënë në dijeni.

Primaret versioni FINALper Keshill Kombetar 26.09.2022

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka nisur procedurën për dekretimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

 

Top Channel