Kukeli dhe Tramezzani zhgënjehen nga Balotelli, sulmuesi përgatit rikthimin në Itali

27/09/2022 13:00

Mario Balotelli ndryshoi skuadër në verë teksa kaloi nga Adana Demirspor tek Sion në Zvicër.

Sherri me trajnerin Vincenzo Montella rezultoi vendimtar për fatet e sulmuesit në Superligën turkse. Kështu, 32-vjeçari zgjodhi si destinacion Sionin, aty ku SuperMario po zhgënjen pritshmëritë e trajnerit Paolo Tramezzani dhe ndihmësit të tij, ish-lojtarit të kombëtares shqiptare, Burime Kukeli.

Deri më tani, Balotelli është aktivizuar në vetëm dy ndeshje për zvicerianët me një total prej 54 minutash. Super Sport shkruan se ndaj, aventura me Sion mund të mbyllet shumë më shpejt se sa ishte menduar për Balotellin i cili ka gati edhe alternativën për merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për Cagliarin e trajnerit Fabio Liverani që kërkon të rikthejë skuadrën në elitë dhe një lojtar me eksperiencë si Balotelli do të ishte i mirëseardhur. Për italianin nuk do të ishte hera e parë që aktivizohej në Serie B teksa më parë ka luajtur për Brescian dhe Monzan, e megjithatë duhet pritur nëse te Sion do të japin edhe një shans apo e kane vendosur ta largojnë përfundimisht 32-vjeçarin.

Top Channel