U vra gjatë një fjalimi, i jepet lamtumira e fundit kryeministrit më jetëgjatë të Japonisë

27/09/2022 13:06

Kryeministrit më jetëgjatë të Japonisë, Shinzo Abe i është dhënë lamtumira e fundit ditën e sotme, në një ceremoni me praninë e qytetarëve dhe personaliteteve.

Vetëm një herë më parë në historinë e pasluftës të Japonisë, një politikani i është bërë një funeral shtetëror dhe ngjarja për të nderuar Abe ka shkaktuar polemika të mëdha.

Ai tërhoqi mijëra të ftuar, liderë lokalë dhe globalë, veçanërisht nga aleatët më të afërt të Japonisë.

Por ajo u përball gjithashtu me një reagim të ashpër, e cila u pasua me protesta nga personat që ishin kundër.

67-vjeçari u vra në muajin korrik, pasi u qëllua dy herë nga një armë e bërë vetë nga autori.

Vrasja tronditi të gjithë vendin, i cili nuk ishte përballur më parë me krime të tilla.

“Abe-San, faleminderit shumë”, brohoritën përkrahësit e tij, duke treguar se ai iu kishte dhënë një ndjenjë stabiliteti dhe sigurie.

Jashtë Budokan, arenës në Tokio ku po bëhej funerali, radha e vajtuesve që mbanin lule u shtri për më shumë se 3 km.

Protesters hold placards reading 'No!! State funeral' during a rally against the state funeral of former Prime Minister Shinzo Abe in Tokyo, Japan, 27 September 2022.

Por pak larg përpara parlamentit japonez, mijëra të tjerë u mblodhën për të demonstruar me zhurmë dhe zemërim kundërshtimin e tyre.

Abe u admirua gjerësisht jashtë vendit, por ai ishte një figurë përçarëse në vend. Sipas BBC shumë nga protestuesit jashtë parlamentit ishin të zemëruar për koston e funeralit prej 10.7 milionë dollarësh.

Të tjerët thjesht thanë se Abe nuk e meritonte nderin e rrallë të një funerali shtetëror.

Top Channel