Tifozët islandezë në Durrës, shijojnë në maksimum shëtitoren dhe ushqimet e restoranteve në bregdet

27/09/2022 12:13

Në prag të ndeshjes Shqipëri – Islandë, e fundit për këtë eficion të Ligës së Kombeve, tifozë islandezë kanë vizituar qytetin e Durrësit.

Ata janë ndalur në shëtitoren bregdetare “Taulantia” ku nuk i kanë rezistuar fotove me kompleksin e statujave të këngëtarëve të mirënjohur botërorë ku prej disa ditësh mungon Tina Tërner, statuja e së cilës e amortizuar u këput duke lënë pas këmbët.

Të veshur me bluzat e kombëtares së tyre, po dhe me kostumet tradicionale të Islandës, tifozët kanë vizituar monumente të ndryshme të trashëgimisë sonë kulturore.

Gjithashtu ata janë ndalur për të shijuar ushqimin në bar-restorantet e shumta në bregdet.

Ata janë shprehur të kënaqur pas vizitës në vendin tonë dhe mikpritjen në prag të ndeshjes që do të luhet sonte në “AIR Albania”.

Top Channel