Reshjet e dendura të shiut kanë dhënë pasojat e para në Theth.

Për shkak të prurjeve të shumta, përroi në qendër të fshatit dhe lumi i Shalës kanë dalë nga shtrati duke dëmtuar urën që lidh Thethin me Shalën dhe bllokuar komunikimin mes fshatrave.

Uji ka dalë mbi rrugë edhe nga Ndërlysajt deri në Breg lumi duke pezulluar lëvizjen edhe në këto zona.

Top Channel