Foto ilustruese

Një 69-vjeçar me inicialet T.T, është gjetur pa jetë ditën e sotme nga polumbarët e RENEA-s në lumin Shkumbin. 

Policia bën me dije se 69-vjeçari ishte larguar nga banesa një ditë më parë ndërsa po  punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel