Fasha e energjisë/ Kulluri: Kostot po rriten, qeveria thotë s’kam asnjë faj! Karaklaçi: Sot janë të miratuara 155 MgW në treg të lirë

26/09/2022 22:27

Drejtori i Energjisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi dhe komentatori Edvin Kulluri përfshinë në debat ndërsa në Top Story po diskutohej kriza e energjetike dhe rritja e çmimit të energjisë nga 1 tetori.

Kulluri u shpreh se kostot po rriten për të gjithë qytetarët, ndërsa qeveria nuk pranon përgjegjësitë.

Ndërsa Karakaçi tha se është investuar në parqe voltaike, ndërsa po punohet edhe me investimet për të prodhuar energji përmes erës.

Kulluri: Kostot po rriten dhe qeveria thotë nuk kam asnjë faj. Nuk i ka kërkuar qeverisë njeri për të bërë parqe voltaike.

Enea Karakaçi: Investitori privat po vjen dhe ndërton dhe ka kompani të mirënjohura. Ti po më thua që zgjidhja është një projekt 1 mgW?!

Kulluri: Pse 2 baras me 0?

Enea Karakaçi: Sot janë të miratuara 155 mgW në treg të lirë, parqe voltaike dhe jo një apo 2 mega. Po ashtu ka ankand erën, nuk ka pasur më parë në Shqipëri.

Një paketë me qëllim përballimin e krizës energjetike do të hyjë në fuqi nga 1 tetori. Personat që harxhojnë mbi 800 kW/h energji duke nisur nga 1 tetori do të duhet të paguajnë një çmim 4 herë më të lartë.

Familjet shqiptare sot e paguajnë energjinë me çmimin 9.5 lekë kilovatin për orë, ndërsa shtuar edhe TVSH-në, çmimi final shkon në 11 lekë kilovat për orë. Në këto kushte një familje që harxhon 800 kilovat/orë në muaj paguan  9 220 lekë. Nëse e kaloni këtë shumë, çmimi do të llogaritet me 42.85 lekë.

Me këtë rritje çmimi mbi fashën, OSHEE synon që të mbledhë 1.8 miliardë lekë apo 15.5 milion euro, të cilat do të përdoren për blerjen e energjisë në import gjatë tre muajve të mbetura. 40-70 mijë familje pritet të kenë një dimër më të kushtueshëm këtë vit sesa të tjerët.

Top Channel