U martuan burrë e grua, e përsërisin si dy gra (FOTO)
18/08/2017
U martuan burrë e grua, e përsërisin si dy gra (FOTO)
21 vite nga martesa, një çift britanik ka vendosur që ta përsërisë ceremoninë, por këtë herë me një ndryshim të madh.

Ndryshe nga dy dekadat e shkuara, kur Denise i tha “po” Stephen Taylor, në përsëritjen e martesës, Denisë i tha po Kristiana Taylor.

Idenë për të ripërsëritur martesën dhe këtë herë në ceremoni të ishin që të dyja nuse, çifti e ka patur pesë vite më parë.

Pikërisht në këtë periudhë, Stephen vendosi që të transformohej dhe të jetonte vitet e mbetura si grua.

Denise rrëfen se fillimisht u trondit, por më pas tha se vendosën bashkarisht që të vazhdonin të ishin të martuar, madje ta “përditësonin” martesën e tyre.

“Diçka që mund të na ndante, aktualisht e bëri lidhjen tonë më të fortë”, thotë Stephen i shndërruar në Kristiana.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.