Ka zgjatur vetëm 12 orë liria e Sokol Sinomatajt! Ndërsa u lirua dje nga burgu pasi përfitoi nga amnistia, ditën e sotme blutë e Vlorë e kanë vënë sërish në pranga.

Në një sqarim të policisë, thuhet se ai është arrestuar për llogari të Italisë tashmë, pasi rezulton i dënuar me mbi 12 vite burg për trafik droge.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve””, njofton policia.

Kujtojmë se Sinomati, i njohur me nofkën “Buzëderri”, të cilin pak muaj më parë i vranë djalin në ballkonin e banesës duke e qëlluar me snajper, njihet si një ish-anëtari i bandës së Gaxhait, i dënuar për vrasjen e Elton Tatos në 2002.

Top Channel