Basha-mediave: Të bashkohemi për zgjedhje të lira
04/01/2017
Basha-mediave: Të bashkohemi për zgjedhje të lira
Në fjalën e tij në 26 vjetorin e gazetës “Rilindja Demokratike”, kreu i PD Lulzim Basha i bëri thirrje mediave të japin kontributin e tyre për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Kjo ditë të shënojë bashkëpunimin e ri të opozitës me median e lirë. Të luftojmë së bashku për shitblerjen e votës, për zgjedhje të lira”, tha Basha.

Kreu i PD akuzoi edhe një herë qeverinë. “Kjo është qeveria e mjerimit. Nuk ka dy të vërteta për drogë, por 5 fishim i sipërfaqes së mbjellë gjatë vitit të kaluar. Ku ka tendera, ku lartësohen ndërtime pa leje, janë njerëzit e lidhur me qeverinë dhe krimin në pushtet”, tha Basha.

Ai tha ndër të tjera tha se përpjekjet që e themeluan dhe e rritëm RD-në janë një shembull i jashtëzakonshëm i kurajës për të nxjerrë vendin nga shtypja dhe për të ndërtuar një të ardhme europiane. “Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për këtë gazetë”, tha Basha.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.