Video dramatike/ Turistët vrapojnë për jetën e tyre kur ndiqen me vrap nga elefanti i inatosur në park (fotot)

04/05/2024 18:21

Pamje të frikshme janë sjellë së fundmi nga park i njohur elefantësh në Indi, ku për arsye të paditura një nga kafshët gjigante sulmon me vrap dy vizitorë deri sa një prej tyre rrëzohet por arrin të shpëtojë nga zemërimi i elefantit.

Dy burrat duket se kishin dalë nga automjeti tyre dhe po ecnin përgjatë rrugës së parkut kombëtar Bandipur në Kanataka të Indisë.

Por teksa ndalojë duke parë elefantin, ai papritur nis mësymjen drejt tyre.

Pamjet e filmuara nga një njeri në një tjetër makinë tregojnë se si burrat nisin të vrapojnë me të gjithë fuqinë, para se një prej tyre të pengohet e të bjerë.

Elefanti tenton ta godasë burrin e rrëzuar me këmbën e tij të pasme por për fat nuk e godet në kokë.

Kafsha më pas duket se e fal objektivin e tij ose i tërhiqet vëmendje nga një autobus që kalon dhe largohet.

Savad C.A i cili publikoi videon, tha se trembeshin se elefanti do ti vriste burrat.

“Menduam se ai do të shkelej nga elefanti, por arriti të shpëtojë teksa kafsha u kthye nga një automjet që po kalonte. Ne u larguam nga vendi me të gjithë shpejtësinë”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/3
Elefanti tenton ta godasë burrin e rrëzuar me këmbën e tij të pasme por për fat nuk e godet në kokë.

Top Channel