Shpella e mistershme franceze habit studiuesit me historinë që fshihte në brendësi (fotot)

04/05/2024 15:34

Një grup studiuesish thanë se kanë zbritur në atë që konsiderohej si pika e paarritshme e një shpelle nëntokësore në Francë me mjete të teknologjisë së lartë, por u shokuan kur zbuluan se njerëzit kishin qenë aty edhe më parë.

Sistemi misterioz si shpellave nëntokësore më shumë se 50 km të gjata rezultoi se është eksploruar nga njerëzit deri rreth 8,000 vjet më parë, dhe studiuesit nuk dinë të shpjegojnë sesi njerëzit primitivë kanë arritur aty.

Hyrja pranë shpellës Saint-Marcel Cave në Francë ka qenë e banuar nga njerëz që prej periudhës së mesme të Paleolitit por prova të reja tregojnë tashmë se edhe pjesët e bllokuara nga terreni brutal ishin eksploruar nga njerëzit.

Studiuesit e drejtuar nga gjeo-morfologu Jean-Jacques Delannoy gjetën stalagmite të thyera disa milje pas hyrjes, që sinjalizonte prezencën e njerëzve.

Për të zbuluar këtë grupi përdori drita të fuqishme e pajisje të teknologjisë së lartë, asnjë prej të cilave nuk ka qenë shpikur në kohën e eksploruesve të parë, shkruan rrjeti DailyStar.

Terreni sfidues i shpelles

Delanoy tha në prezantimin e tij: “Zbulimi dhe fakti që strukturat janë rreth 8,000 vjet të vjetra është diçka e jashtëzakonshme. Kjo ngre dyshimin për aftësitë e njerëzve të parahistorisë për eksplorimin e galerive dhe mjeshtërisë së tyre te ndriçimit.

Zona e interesit për grupin njihej prej disa kohësh prandaj depozitat e thyera të mineralit në dyshemeve kanë ngjallur interes”.

Thyerja e copave të shpellës në formë trofeu  bëhej shpesh nga eksploruesit e shekullit të 19-të, shkruan rrjeti Science Alert reports, dhe stalagmitet e thyera besohet se i përkasin kësaj kategorie.

Studiuesit përdorën gjithashtu teknikën e datimit të uraniumit, duke zbuluar tërthorazi se stalagmitet më të hershme ishin thyer rreth 10,000 vjet më parë, ndërsa më të fundit 3,000 vjet më parë.

“Provat tregojnë për aktivitet njerëzor para-historik në shpellën e Saint-Marcel çka na fton të studiojmë këto shoqëri, përdorimin e shpellave prej tyre dhe aktivitetin në terrenet e thella”, thuhej në raportin shkencor.

FOTO GALERI
1/3
Studiuesit e drejtuar nga gjeo-morfologu Jean-Jacques Delannoy gjetën stalagmite të thyera disa milje pas hyrjes, që sinjalizonte prezencën e njerëzve.

Top Channel