11:42
INSTAT publikon shifrat, sa është rritja ekonomike për tremujorin e parë 2026
INSTAT publikon rritjen ekonomike për tremujorin e parë 2026, ku sipas raportit ekonomia shqiptare u rrit me 3.71% në tremujorin e parë të vitit 2026, duke shënuar një përshpejtim krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur rritja ishte 3.53%, por duke shënuar rënie krahasuar me 3.8% të regjistruar në tremujorin e katërt të vitit 2025.