Jasir Asani po e kthen në zakon që të shënojë vazhdimisht në Champions League Aziatike.

Pas golit të shënuar javën e kaluar me skuadrën e Esteghlalit, sulmuesi shqiptar e gjeti sërish rrugën e rrjetës si për t’i thënë trajnerit Maran që bëri gabim që e la jashtë Kombëtares për ndeshjet e Nations League të shtator-tetorit.

Në sfidën e luajtur këtë të hënë në Al Gharafa në transfertë, Asani nuk ishte në formacion, por hyri në fushën e lojës në minutën e 32. Dhe vetëm 5 minuta më vonë ai hodhi firmën e tij në këtë ndeshje me një gjuajtje më të majtën pas një aksioni të nisur në krahun e djathtë me topin që përfundoi në rrjetë.

Për Asanin, ky ishte goli i dytë për të në këtë edicion të kompeticionit më të rëndësishëm të kontinentit aziatik për klube.

VIDEO e golit të Jasir Asanit

Top Channel