“S’i tradhtoja dot votuesit e mi”, Nikoll Lesi zbulon në Top Story mesazh-ofertën që Fatos Nano i dërgoi kur ishte deputet: Mund të fitosh….

12/10/2026 21:41

Ish-deputeti Nikoll Lesi, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Top Story”, është kthyer pas në kohë, duke kujtuar përplasjet me Fatos Nanon, në periudhën kur ky i fundit ishte kryeministër.

Duke komentuar kalimin e reformës territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, Lesi tregoi një mesazh që kishte marrë në telefonin e tij në kohën kur kundërshtonte Nanon.

Sipas Lesit, ish-kryeministri i kishte shkruar: “Mund të fitosh më shumë po të luash në ekip me mua”.

Megjithatë, ish-deputeti tha se nuk kishte pranuar të bashkëpunonte me Nanon, pasi nuk dëshironte të tradhtonte interesat e votuesve që përfaqësonte.

“Ekip që të ishe deputet dhe të tradhtoje interesat e votuesve, mund ta bëja edhe të merrja para. Disa kolegë që e bënë, vunë pasuri me Fatos Nanon”, u shpreh Lesi në “Top Story”.

Top Channel