Atalanta kthehet te fitorja, skuadra e Sarrit i imponohet Venezias, Kessie kthehet të shënojë me zikaltrit pas 10 vitesh

12/10/2026 21:20

Pas 3 humbjeve radhazi, Atalanta rikthehet te fitorja në Serie A. Skuadra e Maurizio Sarrit mposhti në sfidën përmbyllëse të javës së 6 të kampionatit Venezian me rezultatin 3-1 në Bergamo në një ndeshje ku Franck Kessie u kthye te goli ndërkohë që protagonisti kryesor i skuadrës u bë Krstovic.

Atalanta priti vetëm 4 minuta lojë për të marrë avantazhin kur Kessie arriti të mposhtë Stankovic për t’i dhënë avantazhin skuadrës bergamaske, me mesfushorin që u rikthye të shënojë me fanellën e Atalantës 10 vjet pas herës së fundit pas një asisti të Krstovic që dy minuta më vonë dyfishoi shifrat.

Krosimi i Elmas nga një goditje këndi gjeti devijimin e futbollistit malazez që e dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 19 Kessie iu afrua dygolëshit personal por Halhal largoi topin në vijën e portës. Megjithatë në minutën e 30 erdhi edhe goli i tretë i Atalantës dhe ai që e shënoi ishte Krstovic që plotësoi dygolëshin e tij personal duke legjitimuar dominimin e bergamaskëve. Në minutën e 37, Venezia shkurtoi diferencën në 3-1 me golin e Hainaut.

Në minutën e 53 Kristensen përpak sa nuk shënoi autogol teksa devijoi mbi tramvesrë një tentativë të Adams, ndërkohë që 3 minuta më vonë Yeboah u ndal pikërisht nga tramversa. Dyshja e sulmit të Venezias në minutën e 61 ndërtuan aksionin e golit që do të çonte rezultatin në 3-2, por finalizimi i Adams u anulua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 89 Elmas u ndëshkua me kartonin e kuq, por ndeshja përfundoi 3-1  për Atalantën që mori 3 pikët e saj, ndërsa Venezia pësoi humbjen e 6 në po kaq ndeshje dhe mbetet në vendin e fundit.

Top Channel