Grabitja në Elbasan/ “Kape, kape”, momenti kur familjarët ndjekin personat që i vodhën paratë dhe celularët të maskuar si policë

12/10/2026 21:34

Mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan u regjistrua një grabitje, ku disa persona të veshur si efektivë policie u futën në një banesë dhe nën kërcënimin e armës vodhën një shumë parash dhe 4 telefona celularë.

Në pamjet e siguruar nga Top Channel, vërehet momenti kur familjarët që u grabitën dhe banorë të tjerë të lagjes ndoqën me vrap makinën e autorëve deri kur këta të fundit u larguan.

Gjatë videos dëgjohen zëra të banorëve që thonë: “Kape , kape, filmoi targat” ndërsa në fund të videos vërehet edhe një makinë policie që ndjek mjetin e autorëve.

Top Channel