Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve Vetëm 10 nga 225 të paraburgosur në Reç janë nën akuzë për krim të organizuar dhe korrupsion.
Shifrat u evidentuan nga kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat, Jorida Tabaku, pas një vizite monitoruese në këtë institucion.
Ajo kundërshtoi argumentet e mazhorancës për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”.
Tabaku theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon vullnet të qëndrueshëm politik, duke e cilësuar këtë një nga sfidat kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.
Gjatë vizitës në burgun e Reçit, anëtarët e komisionit, në bashkëpunim me përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Avokatit të Popullit dhe OSBE-së, u njohën me kushtet dhe trajtimin e të paraburgosurve.
Monitorimi do të vijojë edhe në institucione të tjera penitenciare, ndërsa në përfundim do të hartohet një raport me problematikat e evidentuara dhe propozimet për ndërhyrje ligjore.
Top Channel