Dyshohen për trafik klandestinësh, SPAK lëshon urdhër-arreste, në pranga katër persona
13/10/2026 08:35
Katër persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi dyshohen për përfshirje në trafikimin e klandestinëve.
Siç mëson gazetarja Anila Hoxha, në pranga kanë rënë Jorgji Kuvarati, Erius Hajdari, Arzen Bregasi dhe Lamela Berlat, ndërsa personi i pestë ndodhet ende në kërkim.
Arrestimet janë kryer nga Policia e Shtetit në zbatim të urdhrave të lëshuar nga SPAK, ndërsa të dyshuarit pritet të përballen me procedurat e mëtejshme ligjore.
Hetimet për çështjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
Top Channel