Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story” me Grida Dumën ku u fol për votimin e reformës territoriale në Kuvend, ishte Nikoll Lesi, i cili u shpreh se deputetët duhet që t’a kundërshtojnë kryeministrin në momentin që është gabim.
Ai kujtoi kohën kur ishte vetë deputet dhe u shpreh se ia ka thënë në sy kryeministrit të asaj kohe që e kishte gabim.
“Kur kryeministri ka elemente korrupsioni, deputeti nuk do t’ia dijë fare dhe duhet me i thënë se është gabim”, tha Lesi.
Më pas, ish-deputeti u shpreh se është i zhgënjyer nga Erion Braçe dhe Elisa Spiropali që thanë se nuk do t’a votonin reformën territoriale dhe në fund e votuan.
“Dy deputetë, se dolën hapur, Erion Braçe se unë e kam mbështetur. Edhe për primaret, edhe për kryetarin e Bashkisë, kishte të drejtë. Në atë moment qe doli kauza e tij ra. Më mirë të votonte kundër, e t’a përjashtonte Rama. Dhe pse mendoj se nuk do e përjashtonte”, u shpreh Lesi.
Këtu ndërhyn deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mile, duke e kundërshtuar dhe duke i thënë se ‘nuk e përjashton Rama, por statusi’.
“Elisa Spiropali a ishte lider e një fryme të re, bëri statuse. E realisht besova se mund të kundërshtojë. Doli e tha nuk e votoj dhe e votoi. Pra, siç e konceptoj unë deputetin, se tani jam drejt plakjes, njeriu duhet të ketë integritet. Nëse nuk jam dakord më kryeministrin, duhet ta kundërshtosh. Kam patur përplasje me kryeministrin e asaj kohe. Erdhi e më tha hajde e merr para me mua. I thashë po e përdor pushtetin për interesa vetjake. Ti Sara nuk kishe lindur atëherë, je e re, je simpatike në Partinë Socialiste, e mirë”, vijoi Lesi.
Top Channel